Flash News

Ditari i Opozitës

"Partnere afatgjatë dhe e besueshme", Albana Vokshi voton në Kongresin e PPE në Rotterdam

"Partnere afatgjatë dhe e besueshme", Albana Vokshi voton në

Deputetja dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka votuar në Kongresin e PPE në Rotterdam, për Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber. 

“Ditë e rëndësishme për PPE. PPE ka dhënë mbështetjen e saj me konsensus për Manfred Weber i cili pritet të zgjidhet Presidenti i ri i saj. Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian. Nesër votimi për 10 zëvendës presidentët dhe trezorierin e EPP. EPP partnere afatgjatë dhe e besueshme”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale, ndërsa poston edhe një foto nga momenti i votimit në rrjetet sociale.

 Partia Demokratike përfaqësohet në Kongresin zgjedhore të PPE nga anëtari i Kryesisë dhe njëherazi kryetari i FRPD, Belind Këlliçi si dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, Genc Pollo e Gerti Bogdani. 

 

Të fundit