Flash News

Ditari i Opozitës

Aleanca për Shqipërinë Madhështore/ Berisha: Vërtet dhamë 8 vende të sigurta, por ato 26 parti përfaqësojnë një të tretën e elektoratit

Aleanca për Shqipërinë Madhështore/ Berisha: Vërtet

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për koalicion me 25 parti të tjera. Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka çuar kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ.

Beerisha është shprehur gjatë një deklarate për mediat se e kanë quajtur mbledhjen e këtyre forcave politiki se një bashkim për kauzën e tyre të përbashkët.

“Së pari, ne kemi deklaruar qëndrimin tonë dhe kemi ftuar të bashkohen me ne, të gjitha ato forca politike që sot konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë.

Dhe e kemi quajtur këtë një bashkim për kauzën kryesore. Dhe kjo ka ndodhur.  Ne kemi ftuar edhe parti të tjera, të cilat nuk kanë ardhur për arsye që ato do t’ua shpjegojnë zgjedhësve.

Ne u kemi bërë të qartë atyre se largimi i të keqesë më të madhe të shqiptarëve, Edi Ramës, duhet të jetë misioni i çdo force politike që konsideron veten opozitare. Por, të konsiderosh veten opozitar, duhet të ndjehesh i tillë dhe duhet të kesh lirinë për ta ndjerë.”

Berisha ka vijuar më tej teksa është shprehur se në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar.

Kryedemokrati është shprehur se ngta ana e mazhorncës ka një panik për bashkimin e këtyre forcave politike.

“Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar.

Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash. Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Ndaj edhe e përshëndes sot dhe garantoj se është në përputhje me statutin e partisë. Sikundër, përcaktimet statusore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së. Askush të mos mendojë se ne nuk i qëndrojmë ligjeve të Kushtetutës sonë, statutit tonë. Pra, shikoni çfarë procesi.

Imagjinoni padrinon në bodrumin e tij, që nuk dini asnjëri prej jush se kush kandidon në këtë qark apo atë qark sepse listat po bëhen nga organizatat e tjera kriminale.

Ka një panik, ka një tmerr në radhët e partisë së krimit.”

Partia udhëheqëse e koalicionit do të jetë Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën. Logo e koalicionit do të jetë ajo e PD, ndërsa shkronjat nistore janë PD-ASHM.

Në përbërje të koalicionit janë 25 aleatët e PD si më poshtë:

-Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Ilir Meta.

-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.

-Partia Aleanca Europiane Ekologiike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.

-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.

-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimitër Muslia.

-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.

-Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharrem Doda.

-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

Të fundit