Flash News

Ditari i Opozitës

Aleancat e PD me aleatët, Spaho: Ka presion nga Yuri Kim

Aleancat e PD me aleatët, Spaho: Ka presion nga Yuri Kim

Keu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është duke zhvilluar negociata me aleatët e opozitës për të hyrë në zgjedhjet vendore të 14 majit si një koalicion.

Deputeti demokrat Edmond Spaho i ftuar në studion e A2 CNN, tha se ka presion nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ata të cilët morën Gjykatën e Apelit për ta mbajtur peng ccështjen e PD-së.

“Edhe që ka presion e di. Sepse nuk është rasti i parë, edhe për çështje të tjera ka pasur presion. Nga një pjesë e një komunitetit ndërkombëtar që nuk duan që PD-ja të regjistrohet. Presioni bëhet nga ata të cilët morën pjesë në Gjykatën e Apelit, nga vetë ambasadorja që ka thënë se ka shkuar në Gjykatën e Apelit, kam folur me gjykatësit për ta pranuar ankimimin. Të gjithë ne e dimë se çfarë zhvillohet nën rrogoz. Në kushte anormale, mos prit një logjikë normale,” tha Spaho.

Të fundit