Flash News

Ditari i Opozitës

Aleatët e PD propozojnë krijimin e federatës opozitare, si do të organizohet

Aleatët e PD propozojnë krijimin e federatës opozitare, si do

 

Partitë aleate të Partisë Demokratike propozuan sot krijimin e Federatës së opozitës, si një organ që do të përfshijë të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, “të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e çmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë”.

Ishte Fatmir Mediu i cili prezantoi propozimin e aleatëve me moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”.

Mediu theksoi se federata do të koordinohet nga një grup deputetësh që pranohen nga faktorët politikë të opozitës. Ai shtoi se federata do të transformohet në një koalicion bashkimi opozitar të cilit do t’i përcaktohet emri, logoja dhe programi politik.

Ndër të tjera, krijimi i federatës përfshin:

Përcaktimi i strategjisë elektorale të koalicionit (Federatës).

Përfshirja në bashkëpunim Institucional me organizatat e diasporës, për të garantuar votimim e diasporës dhe kandidimin e tyre.

Përcaktimi i rregullave të funksionimit të këtij koalicioni për cështjet që do diskutohen, kohën e takimeve dhe mënyrën e vendimarrjes.

Të synohet vendimarrja konsensuale ose në të kundërt me 2/3 e votave të deputetëve të opozitës.

Mbledhja është e detyrueshme të mblidhet me kërkesën e cdonjërit nga kryetarët e partive parlamentare apo përfaqësues i grupit koordinator.

Kjo Federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për cështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin.

Organizimi i kësaj Federate në nivel lokal, rajone dhe Bashki.

Të fundit