Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj: Administratorja e inceneratorëve nën shantazh, foli me gjuhën e Ramës

Alibeaj: Administratorja e inceneratorëve nën shantazh, foli me

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se mbi administratoren e inceneratorëve, Stela Gugallja po ushtrohet shantazh.  Duke e quajtur peshku i madh dhe marifteçiu i vjetër, Alibeaj tha se kryeministri Edi Rama nuk do ti shpëtojë drejtësisë duke përdorur emrat e këtyre që qëndrojnë pas skemës së inceneratorëve.

Postimi i plotë:

Reagimi i administratores së kompanisë së inceneratorëve, Stela Gugallja, me fjali të stilit “alla Rama”, është një shantazh më vete. Sot, mafia me të cilën ajo punon, e detyron të reagojë; nesër, për të shpëtuar veten, ia hedhin përpara drejtësisë, siç kanë bërë deri tani, për të shpëtuar veten e tyre. Natyrisht, peshku i madh, marifteçiu i vjetër, Edi Rama, nuk do t’ia hedhë dot duke përdorur emrat e këtyre që qendrojnë përpara mafias së plehrave.

Alibeaj: Administratorja e inceneratorëve nën shantazh, foli me

Të fundit