Flash News

Ditari i Opozitës

Tërhiqet Alibeaj, mandaton Gazment Bardhin për të negociuar me Berishën dhe aleatët

Tërhiqet Alibeaj, mandaton Gazment Bardhin për të negociuar me

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një mbledhje me disa deputetë demokratë me në fokus zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore 2023.

Alibeaj ka mandatuar Gazment Bardhin për të folur mbi bashkëpunimin dhe mundësinë e daljes me një kandidat të vetëm në vendore.

“Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.

Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës”, thuhet në njoftim.

Propozimi dhe ftesa erdhi nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, por fillimisht Alibeaj e refuzoi duke deklaruar se ata do të dilnin me kandidatin e tyre. Siç duket, Alibeaj ka ndërruar mendje edhe pas deklaratave të deputetëve demokratë të cilën kërkuan që të dilej me një kandidat të vetëm, për të mos përsëritur skenarin e 6 marsit.

Të fundit