Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj: Burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të shndërrohen në Muze Kombëtarë

Alibeaj: Burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend një projektligj për shndërrimin në muze të burgut të Spaçit dhe kampit të Tepelenës.

“Memoria historike për një vend që për gati 50 vite u rrënua nga diktatura komuniste shtron si domosdoshmëri që e shkuara e hidhur jo vetëm të njihet nga brezat e rinj, por dhe të shndërrohet në kujtesë ndërgjegjësuese për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Alibeaj thotë se Partia Demokratike ka në gjenezën e saj atë pjesë të shoqërisë që gjatë viteve të komunizmit u vra dhe u burgos në kampet më të egra të Europës.

Ai shton se kjo do t’i shërbejë memories historike të Shqipërisë dhe se është një formë respekti ndaj mijra qytetarëve dhe pasardhësve të tyre që vuajtën terrorin e regjimit komunist.

Të fundit