Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj e caktoi anëtar të Komisionit të Reformës Zgjedhore, reagon Bylykbashi: E mora vesh nga mediat

Alibeaj e caktoi anëtar të Komisionit të Reformës Zgjedhore,

Pasi Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e Grupit Parlamentar miratoi emrat e anëtarëve për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale ka ardhur edhe reagimi  deputetit demokrat Oerd Bylykbashi.

I pyetur lidhur me caktimin e tij nga Alibeaj si anëtar të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi tha për Balkanweb se lajmin e ka mësuar nga mediat.

E mora vesh nga mediat që jam caktuar anëtar. Edhe kur me hoqi Basha nga Zgjedhorja, nga mediat e mora vesh”, tha Bylykbashi.

Kujtojmë se më herët, Partia Demokratike ka publikuar emrat e anëtarëve të Komisioneve Hetimore, duke nisur nga ai për Investimet Strategjike, deri te ai për Reformën Zgjedhore apo atë Territoriale.

 

Të fundit