Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj flet për përjashtimin e deputetëve, vetëquhet drejtues i PD

Alibeaj flet për përjashtimin e deputetëve, vetëquhet

Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit të 4 deputetëve (Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Blind Këlliçi dhe Agron Shehaj) nga grupi parlamentar i PD-së, me argumentin se nuk mbajtën qëndrim pas protesës së 9 janarit.

Nga Saranda, Alibeaj u vetëquajt drejtues i PD-së duke akuzuar se kreu aktual i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetët e tij, kryejnë lëvizje agresioni. Ai mohoi që vendimet e tij të ndikohen nga Rama teksa theksoi se është parë qartë se kush është në anën e tij.

"Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale", tha Alibeaj.

Kujtomë që thuajse të gjithë deputetët demokratë e kanë cilësuar një veprim të nxituar dhe jo të drejtë atë të Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi.

Aktualisht ka nisur puna për mbledhjen e firmave për zëvendëismin e Alibeajt me Ervin Salianjin.

Të fundit