Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj: Krizën në PD mund ta zgjidhë edhe Gjykata

Alibeaj: Krizën në PD mund ta zgjidhë edhe Gjykata

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se kriza në parti mund të zgjidhet edhe me vendim gjykate.

I ftuar në studion e “Opinion”, deputeti demokrat tha senjë tjetër mënyrë mund të jetë edhe mësymja në seli, e cila sipas tij, ndodhi dje kur ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me Komisionin e Rithemelimit, zhvilluan mbledhje në selinë blu.

“Ka dy mënyra për zgjidhjen e krizës, mënyra e parë është që do shkojnë në Gjykatë. Të gjithë ato pretendime, të cilat në fund vetëm Gjykata mund t’i verifikojë, nëse i verifikon, atëherë hyn në fuqi. Ka edhe një mënyrë tjetër, të mësysh selinë e Partisë Demokratike kaçakshe, ajo që ndodhi sot. E kupton?”,tha Alibeaj.

Të fundit