Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj mban fjalën e parë si kryetar i grupit parlamentar: Problemet i zgjidhim në familje, jo me Nikollën

Alibeaj mban fjalën e parë si kryetar i grupit parlamentar: Problemet

Enkelejd Alibeaj ka mbajtur fjalimin e paërë në cilësinë e grupit parlamentar të PD-së, pas zëvendësimit të Alfred Rrushajt.

Në fjalën e tij, Alibeaj nuk e shman gu as debatin e brendshëm në Partinë Demokratike. Demokrati tha se problemet e brendshme mund të gjejnë zgjidhje vetëm në familje, por jo duke kërkuar zgjidhje nga kryeparlamentarja Nikolla, duke marrë shkas se deputetët demokratë 'e sulmuan' për ndryshimet në PD që kishte pranuar të referonte në Kuvend.

“Përfitoj të falenderoj kolegët e mi  që më dhanë këtë barrë si kreu i Grupit Parlamentar. Përveç kësaj asgjë nuk ka ndryshuar, as që nga zgjedhjet e 25 prillit. Ky është parlament i vjedhur i grabitur. Është detyra ime për te sjellë zërin e qytetarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është kundër kreut të regjimit.
Ne kemi ca probleme. I kemi thënë në sy të demokratëve e shqiptarëve, por kemi pjekurinë politike edhe për vështirësitë që po kalojmë duke e parë realitetin në sy. Këtu është vendi ku flitet për shqiptarët. Edhe ky sesion i ri kërkon që të themi synimet e këtij viti. E synimi jonë është për ta kthyer këtë sallë ku flitet me zërin e shqiptarëve. Këtë do të bëjmë ne e do ta bëjmë pavarësisht probleme që i kemi e tashmë janë të kaluara. Nga 25 prilli buron çdo llooj disfunskioni i këtij parlamenti. Kjo masakër nuk është vetëm një fatyrë e vendosur ndaj nesh në mënyrë të padrejtë, por e të gjithë shqiptarëve. Është detyrimi ynë për të bërë gjithsçka brenda dhe jashtë për t’ua kthyer votën e lirë dhe të ndershme shqiptarëve. Së dyti korrupsioni. Komisioni për Inceneratorët, do të jetë një nga sfidat tona pavarësisht pengesave që na keni vendosur. Kanë dalë shumë të dhëna sensitive duke e bërë edhe më imediate këtë gjë. Po të ndiqet paraja, shumë prej këtyre karrigeve do të jenë bosh. E ky është misioni ynë dhe detyra jonë. Do të vazhdojmë edhe për reformën zgjedhore, reale, të sinqertë që targeton problemin kryesor, zgjedhjet. Kjo është kërkesa jonë, e ndërkombëtarëve dhe e raporteve të OSBE. Do të vijojmë edhe me reformën territorial. Ky vend nuk ka pushtet vendodor, ka vetëm bashki që janë brejtëse parash. Dhe për t’u kthyer te legjitimiteti i parlamentit, vetingu në politikë. Kjo është sfida politike, morale, juridike ku duhet të kalojë githsecili prej nesh. Hyn i pastër këtu, por zhytesh në vorbulla të krimit dhe duhet të dalësh. Kjo është ajo që kërkojmë ne. Këtu jemi për shqiptarët dhe nuk kërkojmë as ndihmë e as bashkëpunim. Të jetë e qartë",
tha ai.

 

Të fundit