Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar, Berisha konfirmon: Do të marr pjesë

Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar, Berisha konfirmon: Do të marr

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përfunduar takimin me Komisionin e Rithemelimit në selinë blu.

Lidhur me njoftimin e PD, për mbledhjen që do të mbajë nesër Enkelejd Alibeaj me grupin parlamentar, Berisha tha se është njoftuar nga kolegët e tij dhe se do të marrë pjesë.

“Sali Berisha ka një detyrim madhor i Kuvendit të 11 Dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 Dhjetorit. Jo mbledhje të përbashkët. Mbledhje të grupit parlamentar nuk është i ndarë se e ndani ju nuk është i ndarë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj”, deklaroi Berisha.

Kujtojmë se me vendim të gjykatës së Tiranës., juridikisht PD i përket ‘Rithemelimit’, i cili është kthyer në selinë e PD dhe ka nisur ndryshimet pas largimit të Lulzim Bashës.

Të fundit