Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj nuk njeh ‘Rithemelimin’, Këlliçi: Atë s’e njohin demokratët, shpik kourum çdo ditë

Alibeaj nuk njeh ‘Rithemelimin’, Këlliçi: Atë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është përgjigjur deklaratës së deputetit Enkelejd Alibeaj i cili u shpreh se nuk e njeh mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

I ftuar në Abc News, Këlliçi tha se Alibeajn nuk e njohin demokratët dhe se mbledhja e thirrur sot ishte një dështim. Teksa foli për përjashtimin që Alibeaj i ka bërë disa deputetëve, Këlliçi u shpreh se deputeti shpik çdo ditë nga një kourum të ri.

“S’ka problem se Alibeajn nuk e njohin demokratët. Pasi dëgjoj atë retorike në një mbledhje të dështuar ku kanë qenë 22 deputetë në një grup ku janë 52 deputetë, duhet të shqetësohet, sepse baza është e bashkuar tani, por ka një ngërç në Grupin Parlamentar.  Më gjeni një moment kur keni parë një akuzë nga ana jonë. Arsyeja pse jam i revoltuar është që Alibeaj tha se Grupi Parlamentar përbëhet nga 36 deputetë, përjashtoi 16 deputetë. Kush është ky? Ka marrë gjysmën e votave që kam unë në Tiranë. Çdo ditë shpiket një kuorum i ri dhe refuzohet të pranohet realiteti. Ky debat i sotëm kujt i shërben nëse nuk i shërben Edi Ramës?”, tha Këlliçi.

Të fundit