Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj ‘rrëzon’ rendin e ditës: Çdo delegat mund të diskutojë në Kuvend për të gjitha shqetësimet

Alibeaj ‘rrëzon’ rendin e ditës: Çdo delegat mund

Teksa Kryesia votoi dje thirrjen e Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor duke parashtruar edhe rendin e ditës, nënkryetari Enkelejd Alibeaj sqaroi një përjashtim që mund të bëjnë delegatët nga rendi i ditës në Kuvend.

Në një intervistë për ‘Top Talk’, Alibeaj tha se çdo delegat ka të drejtë të diskutojë për të gjitha çështjet që e shqetësojnë, duke bërë kështu një përjashtim nga rendi i ditës së votuar nga Kryesia.

Nënkryetari i PD-së theksoi edhe njëherë se nuk mund ketë dy Kuvende në Partinë Demokratike, duke i mëshuar faktit se do të jetë vetëm Kuvendi i 18 dhjetorit.

“Në 18 dhjetor do të ketë Kuvend të PD-së. Nuk ka dy Kuvende, s’ka se si të ketë. Ka pasur një fushatë për mbledhje firmash me idenë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit. Procedura në datën 11 pranë zyrave të PD, u prit që shqetësimi i atyre delegatëve dhe ajo kërkesë të finalizohej, protokollohej dhe më pas të ndodhte vendimi i Kryesisë. Duke qenë se në 11 erdhën fizikisht por jo atje ku duhej, ne i nxorëm nga kasaforta. Në Kuvend diskutohet gjithçka. Dje në mbledhjen e Kryesisë pati edhe një propozim që ishte projektaxhendë i asaj çfarë u nis gjatë fushatës. U propozua që të bashkoheshim në një axhendë në Kuvendin e 18 dhe kjo u refuzua. Në Kuvendin e 18 dhjetorit çdokush nga delegatët ka të drejtë të diskutojë për të gjitha shqetësimet që ai do të ketë”, tha Alibeaj.

Të fundit