Flash News

Ditari i Opozitës

“Alibeaj të dorëhiqet”, Alizoti: Duhet grup negociatorësh për të zgjidhur krizën në PD

“Alibeaj të dorëhiqet”, Alizoti: Duhet grup

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti thotë se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës në PD është krijimi i një grupi negociatorësh.

Duke folur në ABC, Alizoti thotë se hapi i parë drejt zgjidhjes së krizës është dorëheqja e Enkelejd Alibeajt.

Ndodhi ajo që ju shihni. Po ndodh një mish-mash i madh brenda një partie që është end enë procesin e rigjetjes së vetes. Është një proces i vështirë bashkimi, nëse do të ndodhë.

Nuk mundet në mbledhje, nuk mund të jetë zgjidhja e një krize, kur ka qenë e madhe dhe e thellë. Për ta zgjidhur duhen disa etapa. Duhet të caktohet një grup negociatorësh. Ngelem te grupi se është i vetmi organ legjitim qa të gjithë palët e pranojnë. Grupi duhet të zgjidhte 3 ose 4 negociatorë. Takimet q mund të mbahen pa pasur pika të qarta nuk zgjidhet dot krizë sepse është e thellë. Nuk zgjidhet kriza nëse ne flasim tetë orë.

Pala në minorancë qëllon na bllokun s aj dhe pas 6 marsi meqë kryetari dha dorëheqjen unë mendoj qa nga ana politike, kjo s’ka të bëjë në lidhje me pozicionimin tim, pjesa që doli në këto zgjedhje duhet të kishte dorëheqje nga pozicioni i saj. Siç bëri zoti Gjekmarkaj dhe Duma dhanë dorëheqjen, duhet të ndodhet edhe nga zoti Alibeaj dhe të kishim një negocim të palëve. Nëse palët fillojnë dhe mbajnë të dy të qëndrime nuk funksionon”, tha Alizoti.

 

 

Të fundit