Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë për logon dhe vulën e PD-së

Alibeaj tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë për

Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga rekursi që kishte depozituar në Gjykatën e Lartë për vulën e logon e PD-së, duke përfaqësuar Lulzim Bashën.

Sipas kërkesës, thelbi është te mungesa e interesit te ligjshem per shkak te regjistrimit si parti politike dhe koalicion ne zgjedhje. 

Alibeaj: Vendimi është individual. Në kohën që unë kam bërë rekursin kam qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD.

Kemi krijuar nje subjekt të ri politik, jemi regjisruar dhe jemi në koalicon.

Duke qenë se jemi një parti tjetër, s’kam me interes të ligjshëm të ndjek një proces për logon dhe vulën e PD Sepse dikur kam qenë në pozitë tjetër dhe sot s’jam në atë pozitë. Kjo është kërkesë ligjore.

Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës. Vendimi im është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë.

Të fundit