Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj tërhoqi ankimimin, Boçi: Po bëhet presion në forma të ndryshme

Alibeaj tërhoqi ankimimin, Boçi: Po bëhet presion në forma

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka folur rreth tërheqjes së Enkelejd Alibeajt nga ankimimi i statutit të PD në Gjykatën e Apelit.

I ftuar në News 24, Boçi u shpreh se tashmë çështja nuk është më në Apel, por i përket regjistruesit të thjeshtë. Demokrati theksoi se ndaj regjistruesit po ushtrohet presion në forma të ndryshme.

“Kjo çështje nuk është tek gjykata, por tek regjistruesi i thjeshtë. Atij i bëhet presion në forma të ndryshme, dhe ai e lë pezull. Ky ngërç është i stimuluar. Ne nuk kemi sfidë as me kandidatët e Ramës, as me vetë atë, jemi me sfidën e mënyrës së qeverisjes së shtëpive tona, lagjes tonë, këto janë shqetësimet e qytetarëve. Sfidën e kemi me mënyrën si PD duhet të qeverisë. Të gjithë kryetarët e bashkive duhet të japin llogari për atë që kanë premtuar dhe nuk e kanë realizuar. Sot mundohen përsëri t’i gënjejnë, duke devijuar edhe fonde, duke përdorur edhe para, dhe e gjithë kjo mënyrë do jetë pjesë e denoncimeve sepse janë mënyra të pista të përdorura në një fushatë”, pohoi ai.

Të fundit