Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj thërret Grupin e PD, Salianji: Ka një përpjekje për ta ndarë PD në dy pjesë

Alibeaj thërret Grupin e PD, Salianji: Ka një përpjekje për

Deputeti Ervin Salianji ka folur për mediat para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar, duke thënë se ka një përpjekje për ndarjen e PD në dy pjesë.

Ai tha se duhet bërë çdo përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar në mënyrë që ai të funksionojë si një i tërë. 

“Ka një përpjekje në kulisa skizofrenike për ta ndarë PD në dy pjesë. Nuk hyj në ata deputetë që PD të ndahet. Unë kam bërë përpjekje për të folur me Rithemelimin dhe Alibeajn që mbledhja të jetë e përbashkët.

Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm, duke mos i lënë fokusin e duhur diskutimit të deputetëve për t’i dhënë zgjidhje krizës në të cilën është PD. Siç e ka zhvendosur fokusin nga përballja me qeverinë dhe nga reformat kryesore Territorialen dhe zgjedhore. kryesia duhet të mblidhet në mënyrë për përhershme”, u shpreh Salianji per mediat.

I pyetur nëse e njeh Alibeajn si kreun e grupit parlamentar pas shkarkimit në kuvendin e 30 prillit, Salianji tha se “Do bëjmë çdo përpjekje që Grupi Parlamentar të funksionojë si një i tërë”.

 

 

Të fundit