Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeja: Çdo javë lind një skandal i ri, vështirë për opozitën të mbajë një “violinë të parë” në debatin publik

Alibeja: Çdo javë lind një skandal i ri, vështirë

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj deklaron se skandalet e qeverisë Rama kanë qenë aq të shumta sa opozita e ka patur të vështirë të mbajë një “violinë të parë” në debatin publik.

 I ftuar në Tempora në RTV Ora,  Alibeaj thotë se përveç faktit që janë korruptivë, këto janë shoqëruar edhe me një mungesë totale transparence.

“Pse nuk e keni mbajtur si violinë të parë të debatit politik? Po kaq shumë gjëra sa ndodhin në këtë vend, prej kësaj mazhorance, kë të mbash e këtë lesh si çështje të parë të debatit publik? Në këtë vend çdo javë, del, lind një skandal i ri, i cili i zë vend skandalit të mëparshëm.

Së dyti për atë që ju pyesni, pse tani? Çfarë ka ndryshe ky? Në fakt nuk ka asgjë ndryshe nga koncesionet e mëparshme. Check up, sterlizimi e një sërë e sërë koncesionesh të tjera, shumë prej të cilave ndoshta nuk i dimë. Këto shoqërohen edhe një një mungesë totale transparence“, u shpreh ndër të tjera Alibeaj.

Të fundit