Flash News

Ditari i Opozitës

Alimadhi: Më kërcënuan dhe më shoqëruan në mënyrë të dhunshme, nuk zbatuan procedura

Alimadhi: Më kërcënuan dhe më shoqëruan në

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka treguar marrjen me dhunë nga ana e policisë, sharjet dhe ofendimet gjatë shoqërimit të tij.

I ftuar në Syri Tv, Alimadhi ka shpjeguar se pse është rrëmbyer me forcë nga policia.

“Jo nuk u paraqit policia. Se po të ishte policia, do të duhej të paraqitej me normat e saj ligjore të cilat ajo ka kompetencë të funksionojë ashtu siç duhet. Pra u futen dy persona brenda dhe shkuan drejt banakut dhe drejt banakut kaloi vëllai për tu shërbyer dhe ne menduam se ishin klientë të lokalit. Dhe unë vendosa të dal në këto momente përjashta. Aty me del një punonjës policie përpara dhe mendova se ishte nje polic i kom 4 se lokali me komisariatin janë ballë për ballë.

Dhe i thashë po bënë shaka apo po me ndalon. Në këto momente vjen një punonjës tjetër policia i cili në mënyrë vulgare ata me kapin dhe më çojnë drejt tavolinës dhe më pas kur unë ju kërkova që të thonin, që të paraqisnin urdhrin, më thoni që ne jemi policia dhe ne shtrihemi barkas  siç ju e keni ligjin. Dhe kështu ishte biseda me ata. Mirëpo ata nuk pyeten nuk zbatuan këto procedura dhe sigurisht ndodhen në një situata të dalë jashtë kontrolli në të cilën na kërcënuan, si vëllazëri, si fis por edhe mua personalisht”, deklaroi Alimadhi.

Të fundit