Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Bashkia e Tiranës funksionon pa drejtim, taksat mblidhen, por mungojnë shërbimet

Alimehmeti: Bashkia e Tiranës funksionon pa drejtim, taksat mblidhen, por

Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, evidentoi problematikat e Bashkisë së Tiranë që po rëndojnë mbi qytetarët.

Në Syri Tv, Alimehmeti ngriti si shqetësim kryesor mungesën e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili sipas tij është i munguar prej pesë muajsh, ndërkohë që ligji parashikon qartë se nëse një kryebashkiak mungon për më shumë se tre muaj, Këshilli Bashkiak ka detyrimin të propozojë shkarkimin e tij pranë Këshillit të Ministrave.

“Kjo në fakt është tema më e rëndësishme që duhet të ketë ky Këshill Bashkiak: pa kryetar bashkie, me nënkryetar të shkarkuar nga Edi Rama, me një kryetare në detyrë të emëruar po nga Rama, me drejtorë të cilët nuk ishin të pranishëm pasi u është kërkuar dorëheqja shumicës së drejtorëve, Këshilli Bashkiak nuk kishte asnjë fjalë për të folur për këtë e madje për çështjen Erion Veliaj nuk guxojnë të shprehen.

Fakt është që këta nuk po bëjnë detyrën e tyre dhe ne jemi të detyruar të veprojmë në rrugë ligjore, për sa kohë që Këshilli Bashkiak nuk bën detyrën e tij. Thonë vetëm "e kemi diskutuar" dhe pyetja direkte që i bëra kryetares në detyrë ishte: “Okej, e keni diskutuar, po ku është përfundimi?”

Në 6 muaj vetëm gjysma e investimeve është kryer në Tiranë, ndërkohë taksat e gjobat na merren, futet dora thellë në xhep, ndërkohë që për investimet kanë justifikime: “jo po pati një problem”. Por si pati problem? 90% e buxhetit të Bashkisë me problem? Kjo është Bashkia e Tiranës, dhe këta kanë frikë të ecin para me investimet, e ne e kemi të qartë se çfarë po ndodh aty brenda", tha Alimehmeti.

Të fundit