Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti detaje për Këshillin Kombëtar të PD: Bashkimi ka filluar, priten ndryshime

Alimehmeti detaje për Këshillin Kombëtar të PD: Bashkimi ka

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ilir Alimehmeti ka dhënë detaje mbi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, që pritet të mbahet nesër.

Duke folur në Euronews Albania, ai tha se do të ketë diskutime dhe ndryshime përsa i përket bashkimit të PD-së.

 “Presim rrugën institucionale.  Kuvendi paraprihet nga një mbledhje e kryesisë, e cila vendos pikat dhe agjendën përkatëse dhe më pas i parashtrohet Kuvendit. Jam i bindur se nesër do të ketë diskutime. Do të ketë ndryshime dhe diskutime përsa i përket bashkimit të PD-së.”-tha Alimehmeti.

Deri tani në media është përfolur se do të propozohen ndryshimet statutore në Kryesi, që më pas do i kalojnë për miratim Këshillit Kombëtar.

Konkretisht, do të ketë postin e nënkryetarit të partisë ai/ajo që është nënkryetar i Kuvendit, pra automatikisht bëhet fjalë për Agron Gjekmarkajn dhe ai që është kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

 

Të fundit