Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Doli fytyra e vërtetë, Rama po sillet si diktator në shkelje të çdo ligji

Alimehmeti: Doli fytyra e vërtetë, Rama po sillet si diktator në

Mjeku Ilir Alimehmeti akuzoi kryeministrin Rama për sjellje autokratike dhe uzurpim të institucioneve shtetërore.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Alimehmeti tha se Rama në këtë mandat të katërt ka përqëndruar të gjithë pushtetin në duart e veta.

Mjeku u shpreh se Rama është shndërruar në një dikator që po e largon Shqipërinë nga demokracia.

“Kryeministri po sillet në fakt ashtu siç është, diçka ndërmjet autokratëve dhe diktatorit, komplet në shkelje të çdo ligji. Ishte shumë e qartë dhe këto sjellje filluan që përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor. Që pas arrestimit të Erion Veliaj, ai mori menjëherë kontrollin e Bashkisë së Tiranës, duke u sjellë praktikisht si kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Duke thirrur në mbledhjet masive në shesh të gjithë punonjësit e Tiranës, duke i hequr nga punët e përditshme. E kemi denoncuar edhe më parë, por duke qenë në fushatë, patjetër ai ishte më i mbuluar dhe mundohej mos të ekspozohej kaq shumë, por fytyra e tij doli. Doli fytyra e vërtetë e Edi Ramës pas zgjedhjeve, dhe këtë gjë nuk e bën vetëm me Tiranën, por me të gjithë Shqipërinë. Shkon në çdo bashki dhe kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorëve dhe është në shkelje të Kushtetutës. Ky është një hap larg funksionimit qoftë perëndimor apo edhe lindor, sepse praktikisht na sjell në diktaturë”, deklaroi Alimehmeti.

Të fundit