Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Florjan Binaj, kandidati i pavarur më i avantazhuar në 35 vite

Alimehmeti: Florjan Binaj, kandidati i pavarur më i avantazhuar në 35

Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alimehmeti, e cilësoi takimin e kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj me përfaqësues të forcave politike opozitare, si një ngjarje të pazakontë në skenën politike shqiptare.

“Ka shumë kohë që nuk kemi parë një bashkim të opozitës në këtë nivel. Fushata e Binajt është më shumë qytetare sesa partiake, me kandidatin që drejton vetë shtabin, por ku roli i forcave opozitare është vendimtar”, tha Alimehmeti në MCN.

Ai shtoi se mbështetja e PD-së nuk është vetëm simbolike: përfshin logjistikë, resurse njerëzore, vëzhgues dhe numërues në qendrat e votimit, duke garantuar mbrojtjen e votës.

“Mbështetja e një kandidati të pavarur nga të gjitha partitë opozitare është e pazakontë, por e domosdoshme për kushtet e tanishme politike. Ky është një model i ri, që synon të dalë jashtë standarteve të vjetra të politikës,” tha Alimehmeti, duke theksuar se kjo është rruga për të sjellë ndryshim real në Tiranë.

Të fundit