Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti kandidat i PD për bashkinë e Tiranës? Berisha: Nëse do e dëshirojë, patjetër!

Alimehmeti kandidat i PD për bashkinë e Tiranës? Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se e mbështet kandidaturën e Ilir Alimehmetit nëse do të dëshironte të garonte për kryetarin e bashkisë së Tiranës, si përfaqësues nga PD.

Sipas Berishës, vendimi i takon Alimehmetit, por nga sa u pa në zgjedhjet e 11 majit, ai ka mbështetje të fuqishme.

“PD mbështet kandidaturat e koalicionit të vet në garën për kreun e bashkisë së Tiranës. Do të kemi kandidaturat tona”, tha Berisha në News 24. 

I pyetur nëse PD do të mbështesë kandidatura të tjera në krye të bashkisë, si Agron Shehaj, Berisha tha se do të mbështeten kandidaturat e koalicionit jo jashtë tij.

 

 

Të fundit