Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Komiteti Teknik ishte politik, u emëruan nga një ‘dorë’

Alimehmeti: Komiteti Teknik ishte politik, u emëruan nga një

Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur se Komiteti Teknik i Ekspertëve që u ngrit gjatë pandemisë ishte tërësisht politik.

I ftuar në Newsroom, Dosja.al, Alimehmeti tha se ky Komitet nuk kishte mjekë, infermierë apo farmacistë, por vetëm infeksionistë. Alimehmeti tha se të gjithë u emëruan nga ‘një dorë’, duke nënkuptuar qeverinë.

“Ekspertët e përzgjedhur, nuk kam asgjë kundër ekspertizës së tyre, ishin ex-ufficio. Por ne harrojmë një element së pari duhet të ketë debat me mendime të ndryshme, por këta nuk kanë se janë të emëruar nga një dorë të gjithë. Mungonin njerëzit e tjerë nga fushat e tjera.

Po të mbani mend Komitetin Teknik të Ekspertëve; së pari ishte organ këshillor se komiteti është vendimmarrës. Thoshte Teknik por ishin persona politik, aty mungonte shteti publik, mungonte mjeku i familjes, farmacisti, infermieri. Aty kishte vetëm infeksionistë. Kaq! Duke menduar se kaq është shkenca. Ishte çështje e shëndetit publik, jo e infeksionistëve,”- tha Alimehmeti.

Të fundit