Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Nuk ka arsye që Berisha të mos jetë lider i opozitës

Alimehmeti: Nuk ka arsye që Berisha të mos jetë lider i

 

Ilir Alimehmeti tha se nuk ka asnjë arsye që Sali Berisha të mos jetë lider i opozitës.

I ftuar në Panorama TV, Alimehmeti tha se vendosja ndaj tij e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” është një goditje ndaj opozitës. Ai tha se Berisha vijon të mbajë komunikim me mbështetësit e tij nga distanca.

“Atë e detyruan rrethanat, nuk është diçka që zgjodhi ta bëjë. Komunikon me mbështetësit e vetë përmes distancës. Pse nuk dihet të vazhdojë të bëjë komunikim opozitar?! Është lider i opozitës dhe do të vazhdojë fjalën e tij opozitare.

Futja e tij në arrest shtëpie është goditje ndaj opozitës, por nuk do të thotë se nuk ka më opozitë. Mund të organizohet fare mirë dhe nga njerëzit e tjerë. Delegimi i funksioneve është një gjë që e bëjmë ne”, tha Alimehmeti.

Të fundit