Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Partitë e reja në zgjedhje duhet të bashkoheshin kundër Edi Ramës

Alimehmeti: Partitë e reja në zgjedhje duhet të bashkoheshin

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës komentoi qasjen e partive të reja që garojnë në këto zgjedhje parlamentare.

I ftuar në A2 CN, Alimehmeti tha se ka pasur negociata ma disa prej partive, teksa shtoi se do të ishte më mirë që të gjitha votat të grumbulloheshin në një koalicion të vetëm kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

“Ndoshta zoti Qori është vështirë të bashkëpunojmë. Kushdo që e mendon që Rama duhet të largohet më 11 maj, duhet të bashkoheshin në një front. Në një shtet ku jemi në gropën e korrupsionit doja të shihja njerëz që nuk e kishin këtë problem. Ka pasur negociata… Duhej maksimalizuar vota kundër Ramës. Dikusht mund të gabojë por ne i japim kohë të reflektojë”, tha Alimehmeti.

Të fundit