Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti pas primareve: Kryesia tani duhet të maksimizojë kontributin me produktivitetin

Alimehmeti pas primareve: Kryesia tani duhet të maksimizojë

Kryetari i Këshilltarë të PD në këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, një nga emrat më të votuar në Tiranë në procesin e primareve, ka treguar se ç'pritet të ndodhë tani, deri në publikimin e listës së deputetëve të PD.

I ftuar në Syri tv, Alimehmeti u shpreh se, tani është kryesia që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve me qëllim që të maksimizohet kontributi i secilit prej tyre me produktivitetin.

Forumi është kryesia, është diskutuar në këshillin kombëtar dhe është miratuar, në fund fare çfarë ndodh, baraspeshon kontributin me produktivitetin.

Në fund të ditës ne kemi, kontributin të rëndësishëm nga ku nisemi, por kemi dhe produktivitetin nga krahu tjetër që duam në 11 maj, sepse në fund fare duam dhe një produktivitet.

Idealisht do donim të kishim kandidat me kontribut dje produktivitet maksimal. E thamë që në fillim se perfeksioni vështirë se arrihet. Prandaj i takon kryesisë tani që të baraspeshojë.

Mund të ndodhë që për shkak të votës të ketë ç’ekuilibra në nivel rajonal.

Psh., si ka mundësi të fitojë dot Vora përkarshi bashkisë së Tiranës, ka ndonjë shans, ndonjëherë. Me votë kurrë nuk do të kesh përfaqësues nga Vora, por do ti lësh dhe atyre përfaqësuesin e vet.

Mund të kesh ç’ekuilibra në shkallë përfaqësuesish në nivele të ndryshme profesionesh, se duhen ekonomistë, juristë, ekspertë të bujqësisë, turizmit, shëndetësisë, arsimit, sigurisë. Pra duhet ti kesh të gjithë këta.

Duhet të kesh përfaqësues të shtresave të ndryshme, qofshin etnike, fetare sepse ky është në fund fare parlamenti, përfaqësim dhe do u drejtohesh këtyre shtresave nesër, këtyre grupeve nëse ata të mbështesin me votë për të fituar zgjedhjet.

Pra duhet të kesh përfaqësues, dhe jo detyrimisht me atë kryqin e vetëm ja kemi dalë dot.

Duhet të baraspeshojmë për të pasur produktivitet maksimal për 11 majin.

Kështu duhet ta shohim, secili nga ne është pjesë e diçkaje më të madhe.

Tek e madhja duhet të shkojmë e ti mbajmë sytë’, tha ai. 

Të fundit