Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Po vidhen paratë sa me ‘5D’ aq edhe me inceneratorin fantazëm

Alimehmeti: Po vidhen paratë sa me ‘5D’ aq edhe me

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti tha se Erion Veliaj po sillet njëlloj si 4 vitet e shkuara kur nuk kishte në këshllin bashkiak opozitën.

Alimehmeti në “A Krasta shoë” në Syri TV tha se opozita ka kërkuar interpelanca vazhdimisht me Kryebashkiakun dhe ai i ka bërë bisht detyrimeve ligjore.

 “Erion Veliaj zhduket sapo mban fjalimin e tij dhe ka si natyrë të tij largimin, ikjen, duke mos u përballur dhe vijon punët në errësirë. Në kushte të tilla, Veliaj ka bërë fajtorë edhe këshillin bashkiak, që me arrogancë, me forcën e kartonit, miratojnë ato që i kërkon kryetari i bashkisë”, tha Alimehmeti.

Sipas tij, vendimet e marra për tenderat e ‘5D’ janë marrë në mënyrën më të trashë të mundshme. Alimehmeti tha se Erion Veliaj nuk ka bërë as betimin si kryebashkiak, pasi bëri një festë në tarracën e bashkisë dhe nuk u betua para këshillit Bashkiak.

“A ka gjë më urgjente se kompania ‘5D’ dhe vjedhja e fondeve. Ia kërkuam që në datën 5 prill interpelancën dhe ajo ndezja në protest ndodhi pasi policia nuk lejonte anëtarët e këshillit që të paraqiste kërkesën, duke na penguar të bënim detyrën forcërisht. Do i çojmë këta policë për ndjekje penale, sepse penguan këshilltarët në bërjen e detyrës publike”, tha Alimehmeti.

Të fundit