Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti: Rama është bërë si Enver Hoxha

Alimehmeti: Rama është bërë si Enver Hoxha

Anëtari i Këshillit të PD, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Rama është bërë njësoj si Enver Hoxha, për retorikën që përdor.

I ftuar në A2 CNN, Alimehmeti iu referua edhe deklaratës së Ramës për paraburgimin, ku i vuri në dukje kryeministrit se ka qenë vetë ai që ka burgosur qytetarët.

“Ky është bërë krejt si Enver Hoxha, që thonte “ne jemi pa ngrënë këtu, jemi të gjithë me tollona, por as ata nuk kanë”. Pra, vdisni ju, rrini të izoluar se është edhe një fshat me 900 veta në Portugali që edhe ata e kanë rrugën e prishur. Ky është e njëjta retorikë. E kemi dëgjuar ne këtë. E kemi histori të parë dhe ky është realiteti.

Pra, një njeri që kap të gjitha pushtetet, legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe vendor, dhe nga krahu tjetër çfarë ka për qytetarin? Parkon radhë dysh, burg; nuk paguan energjinë elektrike, burg. Ke ndërhyrë te uji, burg, ke vënë katër llamarina për të bërë kotec pulash, burg. Dhe pastaj ky çfarë thotë? Kemi shumë njerëz në paraburgim. Po kush i futi? Veprimet dhe fjalimet janë komplet të ndara”, tha Alimehmeti.

Të fundit