Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Duhet të jesh mik i Ramës që të bëhesh ambasador

Alizoti: Duhet të jesh mik i Ramës që të bëhesh

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti nuk i kurseu kritikat për kandidatët për ambasadorë të shpallur nga qeveria.

Alizoti tha në Komisionin e Politikave të Jashtme seduhet të kesh mik kryeministrin Rama që të bëhesh ambasador. Alizoti shtoi se komisioni duhet të ishte kritik.

Sipas tij, Shqipëria ka ambasadorët me kohë më të gjatë që rrinë në një pozicion dhe se nuk janë të informuar as për kufijtë.

“Duhet të jenë miq me kryeministrin që të shkojnë ambasador. Mund të ketë në një vend të Ballkanit preferenca politike, por nuk mund të lihet ministria e jashtme jashtë loje. Ndihem keq dhe më vjen keq për kolegët e ministrisë së jashtme. Ata janë të anashkaluar. Mirë do ishte që komisioni të ishte kritik. Shkëmbimi i vendeve, të gjithë ambasadat flasin gjuhën gjermane. Shqipëria ka ambasadorët me kohë më të gjatë që rrinë në një pozicion, si në Somali, Guanda etj. Ambasadori duhet të jetë si kryeministri apo presidenti i vendit këtu. Ke frikë ti pyesësh për kufijtë dhe pyetje të tilla pasi nuk dinë të përgjigjen”, u shpreh Alizoti.

Të fundit