Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Duke e njohur Bashën, nuk nuk do e japë dorëheqjen

Alizoti: Duke e njohur Bashën, nuk nuk do e japë dorëheqjen

Deputeti Tomorr Alizoti deklaron se ndonëse Lulzim Bashës i ishte vendosur një afat për të dhënë dorëheqjen, sërish ai nuk ka për ta bërë një akt të tillë as në ditët në vijim.

I ftuar në ABC, Alizoti thotë se nëse një parti merr tiparet e një bunkeri atomik ajo nuk është më një parti politike.

Zoti Basha mesa kam dëgjuar ka thënë më jepni kohë, mund të ketë kjo që ka menduar zonja Duma, ka menduar që Basha s’do japë dorëheqjen të enjten. Duke njohur zotin Basha, ai nuk do jepte kurrë dorëheqjen, ai nuk do e japë dorëheqjen.

Nëse një parti merr tiparet e një bunkeri atomik ajo nuk është më një parti politike. Biseda që kam bërë me koleget është që ti japim kohë mos i japim kohë. Unë mendoj se Basha nuk do e japë dorëheqjen. Dorëheqja në një vend si Shqipëria ty të jep dinjitet, dhe mund ta shfrytëzosh që edhe në humbje të jep një vlerë tjetër. Unë kam dëgjuar reflektoj, një hap mbrapa një hap para këto janë banalitet”, tha Alizoti.

Të fundit