Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Fjalimet e gjata, tipike te partisë së punës. Nëse bëjmë pak nga ato që thamë, jemi të mrekullueshëm

Alizoti: Fjalimet e gjata, tipike te partisë së punës. Nëse

Deputeti i zgjedhur më 25 Prill, Tomor Alizoti nuk i ka kursyer kritikat gjatë fjalë së tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Alizoti tha se edhe nëse bëhen pak nga ato që u thanë në Kuvendin Kombëtar, do të ishin të mrekullueshëm.

Alizoti deklaroi se ka ardhur momenti që PD të shohë ideologjinë e saj dhe se misioni kësaj partie ka qenë për të mbrojtur njerëzit në nevojë. Ai pati kritika edhe për kolegët që folën para tij, ku i th ase 'fjalimet e gjata janë tipike të partisë së punës'.

"Se ça do bëjmë ne, do bëjmë atë e këtë, ishalla dashtë Zoti do i bëjmë të gjitha, por nëse do bëjmë pak nga këto që thamë, jemi të mrekullueshëm. Unë në Berat ishte hera e parë që drejtoja një qark. Politika është diçka reale, demokratët janë realë, demokratë në Berat apo kudo kanë mbetur pa punë, kjo parti e ka detyrim t'i ofrojë mbrojtje njerëzve që dhunohen. Ky është mision, misioni kësaj partie ka qenë për të mbrojtur njerëzit në nevojë, njerëzit në nevojë janë rrugëve, ky është mision kombëtar jo partiak. Në diktaturë duartrokisnin të gjithë, rroftë ky e rroftë ai e më pas ngelëm zbathur të gjithë, mendoj që kjo parti nga simbolika që mbart e ka energjinë, por nuk duhet të luaj shumë me kohën e saj sepse njerëzit janë të mërzitur nga politika, me PD dhe tani është momenti, ose koha shtesë që ne të gjithë të luajmë, por në radhë të parë me ideologjinë tonë. Ne kemi një sfidë, përgjegjësia i mbete kësaj partie, por jo me fjalime boshe, me fjalime që përngjajnë me Partinë e punës por me njerëz serioz, jo me grupe pragmatiste brenda, thelbi i kësaj partie është të shpëtojë njerëzit që janë në pikë të hallit. Pa dashur të kritikoj koleget, fjalimet e gjata janë tipike te partisë së punës. Ne duhet të jemi të vërtetë, të bëjmë atë që themi. Po të bashkohemi të gjithë bashkë, ne kemi një kundërshtar të përbashkët dhe ky është Rama me gjithë këtë industri, ai sot është më i dobët se kurrë, na lini të bashkohemi dhe të shkojmë drejt fitores", tha Alizoti.

Të fundit