Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Jemi afër diktaturës, dëshira e Ramës prevalon mbi ligjin

Alizoti: Jemi afër diktaturës, dëshira e Ramës prevalon mbi

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti foli për situatën e fundit në Kryesinë e Kuvendit, ku Garda nuk lejoi disa nga deputetët e opozitës të hyjnë brenda.

Për mediat, Alizoti tha se Shqipëria është afër një diktature, ku dëshira e kryeministrit prevalon mbi ligjin.

“Ne jemi realisht afër një diktature, kur dëshira e kryeministrit prevalon mbi ligjin.

Garda mund të marrë urdhra, por jo në kundërshtim me ligjin. Shteti i së drejtës është ai që kufizon dëshirat dhe epshet e kryeministrit.

Opozita po bën detyrën e saj. Mbledhja online është në kundërshtim nga ligji. Duhen aksione të forta për mbrojtjen e pluralizmit”, tha ai.

Të fundit