Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Kurti burrë i zgjuar, me Ramën bën vetëm gallatë

Alizoti: Kurti burrë i zgjuar, me Ramën bën vetëm

Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka hequr një paralele mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

I ftuar në Top Channel, Alizoti e cilësoi Albin Kurtin si një njeri të zgjuar në politikë, ndërsa për Ramën tha se nëse ulesh në tavolinë me atë mund të bësh vetëm gallatë.

“Ai takon vrasësin e shqiptarëve Vuçiçin dhe mos ulet me Kurtin, i cili është një i burgosur politik nga Vuçiçi, mos të ulet në tavolinë”, tha Alizoti drejtuar Ramës.

“Me Kurti mund të ulesh të flasësh për të gjithë filozofët e botës, me Ramën mund të bësh vetëm gallatë. Kurti është nga njerëzit më të ditur në këtë vend”, shtoi ai.

I pyetur se a e ka kërkuar Kurtin ta takojë, deputeti tha:  “Ai mund ta ketë kërkuar por ai duhet të dijë diçka. Ky Open Ballkan e ka çuar deri aty që mos të mos takohet me atë. Shqipëria është 100 e ca vjet shtet. Një politikan i madh është mbi egon e tij dhe mbi pushtetin e tij. Ai nuk është në Parlament, nuk po bën batuta me PS-në që i tall nga mëngjesi deri në darkë. Është me një person që është shumë serioz në politikë.

Është një njeri që e ka filluar lëvizjen vetëm, nëpër burgjet e Serbisë, është njeri që ka rrezikuar jetën. Nuk pranon gallatën dhe ekzibicionizmin e Ramës”, u shpreh ai për Kurtin.

Të fundit