Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti largohet nga mbledhja në PD: Kuptova se Basha nuk dorëhiqet, partia më kujton Spaçin

Alizoti largohet nga mbledhja në PD: Kuptova se Basha nuk dorëhiqet,

Mbledhja e grupit paralamentar vijon ende në selinë blu. Deputeti Tomor Alizoti është larguar dhe në një prononcim të shkurtër pë mediet, komunikoi një pjesë të fjalës së tij para kolegWve.

Alizoti deklaroi se Basha duhet të dorëhiqet, por pohoi se nga ajo që konkludoi gjatë mbledhjes, është se kryedemokrati nuk do ta pranojë një propozim të tillë.

"Një pjesë e madhe e grupit është për dorëheqje. Diskutimet ishin brilante, unë thashë fjalët e mia. Të vish në 2022 dhe të gjesh një parti që më kujton Spaçin ose Qafën e Barit, kjo nuk është parti politike. Nëse duam të jemi pjesë e perëndimit duhet që demokracia të pranojë dorëheqjen. Jemi gati ne si shqiptarë të pranojmë një dorëheqje? Partia ka përdorur një hap prapa. Arrita të kuptoj që ai nuk do dorëhiqet. Partia urgjentisht duhet te heqi hekurat, se kjo nuk është parti politike", tha Alizoti.

Të fundit