Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Me Bashën nuk merrem më, e konsideroj njeri psikik; Thirrja për deputetët e PD

Alizoti: Me Bashën nuk merrem më, e konsideroj njeri psikik; Thirrja

Deputeti i PD, Tomor Alizoti është shprehur me tone të ashpra ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, duke thënë se është përgjegjës për krizën në PD.

I ftuar në Opinion, Alizoti tha se zgjidhja e krizës në parti nis me largimin e Bashës. Madje, ai u bëri thirrje deputetëve të PD që të dalin në një deklaratë seriozë që të distancohen nga Basha.

“Zgjedhjet e faktuan krizën në PD. Zgjidhja është dorëheqja, PD nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve por kryetarëve. Po të mbledhësh votat nuk i afrohen rrezikut të pushtetit. Kjo më tmerron. Si del dhe të thuash fajin e këta apo ata. Më kujtohet Ramiz Alia me vullnetaret e thoshte parti Enver për të ndryshuar kohën.

Tani me Bashën nuk merrem më se e konsideroj njeri psikik sepse do të thotë se nuk është normal, ose luan rolin.

Deputetët të lënë analizat, të distancohen nga Basha dhe të tregojnë se kanë kurajë. Jemi në një fazë të marrësh. Unë kam folur me deputetët. Zgjidhja e krizës nis me largimin e Bashës.  Duhet të dalim në një deklaratë seriozë dhe të pranojë rivotim dhe votëbesim”, tha Alizoti.

Të fundit