Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: PD është pjesë e të gjitha aktiviteteve ndërkombëtare me mbështetje të madhe

Alizoti: PD është pjesë e të gjitha aktiviteteve

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, foli nga konferenca e PD në Mal të Zi për rikthimin e liderit të opozitës Sali Berisha në PPE.

Në një intervistë për Syri Tv, Alizoti tha se perceptimi që është krijuar në Shqipëri për PD ka rënë poshtë, sepse PD është pjesë e të gjitha aktiviteteve ndërkombëtare.

“Menduan që ky izolim do të shkatërronte opozitën shqiptare, do të shkatrronte njeriun me kapitale të mëdha opozitare, që është doktori. Kur je me të drejtën, kur je me realitetin, kur je me atë që është në realitet do të fitosh. Kjo tregon se të gjithë kohën e vështirë që kaloi PD, kaloi kohën më të vështirë që na krijimi i saj, pra shërbërjen e saj. Sot kryetari i partisë dhe ne kolegët e tjerë, jemi te ftuar në një samit të mbajtur nga partitë popullore europiane. Do të thotë, që sot i gjithë ky termi nongrada, i gjithë ky perceprtim i ndërtuar në Shqipëri ndërmjet një botë mediatike, ndërmjet një lobimi ndërkombëtar, sot ka rënë i tëri poshtë. Sot PD është pjesë e mirëfillitë e të gjitha aktivitetve ndërkombëtare të djathta dhe me një mbështetje të madhe.” – tha Alizoti.

Të fundit