Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti për protestën: PD vdiq sot, ky akt e fundosi Bashën në sytë e mi

Alizoti për protestën: PD vdiq sot, ky akt e fundosi Bashën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në PD. Ai u shpreh se Partia Demokratike ka “vdekur politikisht” dhe këtë e lidhi me nevojën që pati sot për policinë.

Ai është shprehur kundër sjelljeve të kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa tha se PD nuk ka të ardhme me figurat aktuale. Sipas Alizotit, kriza në PD mund të zgjidhet vetëm me negociata dhe jo më këmbëngulje.

Deputeti deklaroi për "Abc neës" se Bashën nuk e sheh si kryetar, duke theksuar se duhet të largohet. Sa i përket Berishës, Alizoti tha se është bashkëfajtor, ndërsa kërkoi që të kontribojë në demokratizimin e partisë.

“PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit. Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka “vdekur politikisht”. Për çfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina?

Për çfarë duhet beteja më? Nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të vet. Kjo parti nuk ka prodhuar asnjë mendim dhe koncept dhe zotëria që është aktual në PD nuk ka fituar asnjë garë. Ku ka të ardhme PD-ja me këto figura. PD sot është në trishtimin më të madh. Opinioni që sot pa këto pamje është shokur.

Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, “do rri unë dhe vdiqa”. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë çdo lloj sfere, jashtë çdo koncepti politik.

Roja i selisë iku që të mos përfshihej në këtë turp. PD ka nevojë për dinjitet dhe alternativë. Berisha që kam dashur dhe dua duhet të kontribuojë për demokratizimin. Bashën nuk e kuptoj çfarë vazhdon dhe bën më aty. Berisha dhe Basha janë pjesë e problemit, duhet të zgjidhin krizën urgjentisht. Ky akt e fundosi Bashën sot përfundimisht në sytë e mi”, tha Alizoti.

 

Të fundit