Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti prezantohet si drejtues politik në Berat: Këtë herë duhet t’i bëjmë gjërat më mirë

Alizoti prezantohet si drejtues politik në Berat: Këtë herë

Tomorr Alizoti është prezantuar ditën e sotme si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit.

Në fjalën e tij të prezantimit, Alizoti u shpreh se ka ardhur me energji dhe vendosmëri, ndërsa theksoi se këtë herë duhet ti bëjnë gjërat më mirë.

“Kam ardhur me energji dhe vendosmëri. Mund të kemi gjatë rrugës mërzitje, është një beteje me një kast 70-vjeçar që nuk ka hequr rrënjë nga Shqipëria. Duhet që këtë herë t'i bëjmë gjërat më mirë. Nuk ka grup në botë që nuk ka disiplinë. Duhet ta bëjmë këtë gjë për veten tonë. Ju falënderoj!”, tha Alizoti.

Deri tani PD ka konfirmuar drejtuesit politikë si, Helidon Bushati në Shkodër, Gazment Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë dhe Xhelal Mziu në Dibër".

Të fundit