Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Rama, udhërrëfyes i kartelit meksikan të dr*gës Sinaloa

Alizoti: Rama, udhërrëfyes i kartelit meksikan të dr*gës

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Nga studio e A2CNN, ai tha se kreu i qeverisë shqiptare është udhërrëfyesi i kartelit meksikan të drogës. Sipas tij nëse shoqëria shqiptare nuk bashkohet, Rama është tmerrësisht i rrezikshëm.

Nëse Shqipëria nuk merr pjesë në këtë lëvizje, Rama në Shqipëri është tmerrësisht i rrezikshëm, ka ndërtuar rrugë të linjave të drogës nga Amerika Latine. Ju nuk e keni idenë se çfarë është Karteli Sinaloa? Karteli Sinaloa është ushtri është CIA, FBI e DEA dhe nuk ia del dot me të. Është super e rrezikshme me para e financa.

Dhe ajo ka njerëz nga Shqipëria që sjellin pare dhe imagjinoni në ç’linjë të rrezikshme kemi hyrë dhe udhërrëfyesi i kësaj gjëje është kryeministri. Nuk e mund dot vetëm opozita me kandidatin më të mirë. Nëse njerëzit nuk mobilizohen, ta ngremë të gjithë së bashku dhe të shpëtojmë vendin.

Kur mafia kombinohet me politikën bëhet e pathyeshme. Sot pushteti është më i rrezikshëm se në kohën e Enver Hoxhës. Ky njeri  ka kombinuar paratë e mafies pushtetin e tij dhe varfërinë e popullit”, u shpreh Alizoti. 

Të fundit