Flash News


Ditari i Opozitës

Alizoti: Rasti ‘McGonigal’ është një tragjikomedi për kombin tonë

Alizoti: Rasti ‘McGonigal’ është një tragjikomedi

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti është shprehur se skandali ‘McGonigal’ është një tragjedi për kombin dhe Shqipërinë, pasi kryeministri është temë kryesore e kronikave të zeza në SHBA dhe botë.

Në emisionin 'Çim Peka Live', Alizoti ka kërkuar që duhet të  marrë fund relativizmin i çështjeve aq të rëndësishme dhe duhet ti kërkojnë llogari kryeministrit për këtë skandal.

"Mendoj që beteja e Ramës dhe njerëzve të Ramës, sepse ai është mediatik ta relativizojnë këtë çështje, dhe më vjen keq për këtë gjë.

Unë do të doja që të gjithë njerëzit që kanë një arsye të shëndoshë dhe kanë një përvojë gazetareske dhe politike ta lënë partitë.

Në këtë takim ka një skandal shumë të madh që për një njeri aq të rëndësishëm ku është prononcuar dhe presidenti e ish presidenti i SHBA, ku zyrtari i FBI takohet në zyrën e Ramë me njerëz anonim, dhe nuk duhet të banalizohet kjo situatë. Mendoj që ky është një skandal i madh i vendit tonë dhe Rama ka bërë një autogol të madh në karrierën e tij.

Njerëzit opozitar kudo në vend duhet që kryeministrit të tyre ti kërkojnë llogari se përse figura e kryeministrit të Shqipërisë po përbaltet kudo në botë. Tragjedia dhe komedia janë motër e vëlla ne po qeshim në një tragjedi të madhe.", tha ai.

Të fundit