Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti sfidon Ballën: Thuaj emrat e bosëve të drogës

Alizoti sfidon Ballën: Thuaj emrat e bosëve të drogës

Deputeti demokrat Tomor Alizoti në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se në Shqipëri ka një projekt të mirëfilltë për të vjedhur shqiptarët.

Alizoti sfidoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, që të thotë emrat e disa bosëve të drogës në Shqipëri. Ai tha se nëse Balla thotë emrat e disa trafikantëve apo të grupeve kriminale, atëherë është një burrë zotëri.

“Në Shqipëri ka projekt të mirëfilltë për të vjedhur shqiptarët. Në Meksikë, në Kolumbi, ministrat e Brendshëm thonë me emra se kush bën trafik droge, ndërsa këtu nuk i thonë, një emër bosi të trafikut të lëndëve narkotike ta thonë. Ministri i Brendshëm nuk thotë dot një emër të një bosi droge dhe të tregojë grupet kriminale.

Më thoni kryeministër, ministra, se kush janë bosët e drogës në Shqipëri dhe kush ndërhyn në zgjedhje. Më thoni këtë fjalë, sepse vendi ynë është një shtet, ku po ikin shumë njerëz, sepse këtu e keqja është bërë normalitet. Sfidoj ministrin e Brendshëm që të thotë emrat e bosëve të drogës së Elbasanit, po i tha është burrë zotëri”, deklaroi Alizoti.

Të fundit