Flash News

Ditari i Opozitës

Alolli denoncon rrugën e shembur të Rëmenjit: Investimi 800 milionë lekë po rrezikon jetën e banorëve

Alolli denoncon rrugën e shembur të Rëmenjit: Investimi 800

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli, vizitoi sot fshatin Rëmenj në njësinë administrative Buçimas, Pogradec, për të parë nga afër rrugën e shembur dhe dëmtimet e shkaktuara nga punimet e dobëta.

E shoqëruar nga kreu lokal i PD-së, Oligert Muçllari, Alolli dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe kërkoi hetim të menjëhershëm dhe marrjen e përgjegjësive.

“Jemi së bashku me kryetarin e PD, të degës Pogradec këtu fshatin Rëmenj në njësinë administrative Buçimas, për të parë nga afër problematikën e rrugës. Pamjet tregojnë se çfarë ka ndodhur me rrugën e cila është një abuzim me investimet publike dhe një model i pastër i korrupsionit. Kjo rrugë është inauguruar vetëm pak muaj më parë një investim që ka kushtuar 800 milionë lekë dhe siç e shihni rezultati është i dukshëm çka do të thotë që banorët e kësaj zone kanë probleme të mëdha sepse jeta e tyre është e pasigurt kur kalojnë këtu, një problematikë që është shfaqur edhe kohë më parë,” tha Alolli.

Deputetja kërkoi nga Prokuroria dhe organet kompetente ndërhyrjen e menjëhershme, marrjen në dorëzim të dosjes së punimeve dhe hetimin e përgjegjësisë së kompanisë së kontraktuar.

“Kjo rrugë do të shkaktojë problematika të mëtejshme të cilat mund të vinë deri më bllokimin e kësaj lagjeje për të komunikuar me pjesën tjetër. Ju bëjmë thirrje organeve kompetente për të marrë masa. Të ndërhyjnë te kjo rrugë në mënyrë që të sigurojnë jetën e banorëve por ju bëjmë thirrje gjithashtu që të shohin mënyrën e kryerjes së punimeve dhe të marrin në dorëzim dosjen, e cila reflekton punimet që janë kryer në këtë rrugë dhe përgjegjësinë e kompanisë së punimeve,” shtoi ajo.

Të fundit