Flash News

Ditari i Opozitës

Alolli 'mposht' Filon e PS-së në Korçë: Një lumë njerëzish kërkojnë ndryshimin

Alolli 'mposht' Filon e PS-së në Korçë: Një

Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Korçës, Ledina Alolli ka zhvilluar këtë të martë një takim me banorët dhe bizneset e Lagjes 8 në Korçë.

Në një postim në rrjetet sociale, Alolli publikoi pamje nga takimi me qytetarët ku diskutoi për problematikat që ata kanë.

“Dalin njëri pas tjetrit, bashkohen dhe kthehen në një lumë njerëzish që kërkojnë ndryshimin! Nga Lagjja 8 në Korçë, me njerëz të shkëlqyer, që meritojnë shumë për familjet, fëmijët, të ardhmen e tyre”, shkroi Alolli.

Po ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, një sondazh në të cilin vihej re dukshem pëlqyeshmëria e Allollit krahasuar me kundërshatrin e saj politik kandidatin e Partisë Socialiste, Sotiraq Filon.

Berisha ndër të tjerash ka shkruajtur se Rilindja është partia e neverisë në Korçë.

Alolli 'mposht' Filon e PS-së në Korçë: Një

“Pëlqyeshmëri masive në rrjetet sociale për Ledina Alolli dhe neveri e shkallës më të lartë për Sotiraq Filon, kandidatin e Rilindjes. 

Për qytetarët, Rilindja është partia e neverisë në Korçë.

Mirënjohje qytetarëve të Korçës për vlerësimin e tyre!

Krenar me Ledinën për suksesin e saj elektoral dhe njerëzor! Fitore! #sb #BashkëFitojmë”, shkruan Berisha bashkangjitur sondazhit.

Të fundit