Flash News

Ditari i Opozitës

Ambasadorët në selinë e PD-së, Spaho: Basha takoi edhe Trump dhe prapë jemi në opozitë

Ambasadorët në selinë e PD-së, Spaho: Basha takoi edhe Trump

Gjashtë ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, një ditë pasi ish kryeministri Sali Berisha pas afro katër muajsh u rikthye në selinë e PD bashkë me anëtarë të Komisionit të Rithemelimit që u ngrit në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho dhe anëtari i Komisionit të Përkohshëm të mandatuar nga Kuvendi 11 dhjetorit në PD në një intervistë për ABC sqaron se edhe përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit të PD mbajnë kontakte të rregullta me selitë diplomatike në Tiranë.

Spaho thotë se takimet e Bashës me ndërkombëtarët nuk kanë asnjë benefit politik për PD, pasi në të shkuarën Basha ka takuar edhe presidentin amerikan dhe demokratët vijojnë të jenë në opozitë.

Ditën e sotme, Komisioni i Rithemelimit të PD, ka depozituar në gjykatë statutin e miratuar në 11 dhjetor në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

Të fundit