Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
“Ambasadori gjerman kundërshtoi Yuri Kim”, Berisha zbardh bisedën: Çfarë i tha për “non grata-n”
Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në emisionin “Open” në News24, Berisha tha se duke u goditur opozita në Shqipëri, është rrëzuar sovraniteti i brendshëm i vendit.
“Kur u dha lajmi për shpalljen time ‘non grata’ ambasadorja Kim kërkoi takim me ambasadorët e vendeve të mëdha të akredituar në Tiranë dhe kërkonte solidaritet. Ambasadori gjerman i tha: jo zonjë ne nuk solidarizohemi me këtë vendim, ju nuk na pyetët. Ju nuk keni asnjë fakt për Sali Berishën. Ju këtë e bëtë që të ndihmoni Qeverinë, sepse vendi ka qeveri dhe opozitë”.
Berisha tha se me këtë masë u bë një grusht shteti ndaj opozitës shqiptare. “Kjo masë u vendos pasi u pyeta 1 javë nga zgjedhjet, nga këshilltari izraelit nëse isha për një koalicion të gjerë. Pyetja e dytë ishte: çfarë do të bëja unë nëse ndodh? Dhe përgjigjjia ime ishte: do e kundërshtoj me sa kam mundësi”, tha Berisha, duke shtuar se “3 javë pas zgjedhjeve më goditën duke më shpallur ‘non grata’”.