Flash News

Ditari i Opozitës

Ambasadori gjerman në selinë blu, a do takohet Basha me Angela Merkel?

Ambasadori gjerman në selinë blu, a do takohet Basha me Angela Merkel?

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf është pritur në zyrë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Kjo vizitë vjen disa ditë para ardhjes së kancelarja gjermane Angela Merkel në Tiranë në 14 shtator, pasi do të mblidhen liderët e Ballkan Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nuk dihet çfarë është diskutuar mes tyre dhe a do të ketë një takim edhe Basha me kancelaren gjermane kur ajo të mbërrijë në Tiranë.

 Pas takimeve në Tiranë, Kancelarja Gjermane do të mbajë edhe një konferencë për media ku dhe pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme me fokus bashkëpunimin ekonomik rajonal.

Vizita e Merkel vjen vetëm pak javë para përfundimit të mandatit si kancelare e Gjermanisë.

Kjo është vizita e dytë e kancelares gjermane Angela Merkel, pas asaj të korrikut 2015.

 

 

 


 

 

 

Të fundit