Flash News

Ditari i Opozitës

“Ambasadori nuk kishte ujë për t’u larë”, Noka: Janë kthyer në zëdhënës të Ramës

“Ambasadori nuk kishte ujë për t’u larë”,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka lëshuar kritika të forta ndaj ambasadorëve të akredituar në Shqipëri dhe ndaj Bashkimit Evropian.

I ftuar gjatë një interviste në A2CNN, Noka i bëri thirrje presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të informohet për realitetin e përditshëm të qytetarëve shqiptarë, duke përmendur mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë gjatë muajve të verës dhe çmimet e larta të jetesës.
Zonja Von der Leyen duhet të pyesë ambasadorin: a kishte ujë për t’u larë? A kishte ujë Tirana? Ta pyesë nëse pazari në Tiranë i kushton më shtrenjtë se në Bruksel,” deklaroi Noka, duke shtuar se “disa ambasadorë janë kthyer në zëdhënës të Edi Ramës”.

Ai akuzoi një pjesë të trupit diplomatik se nuk guxon të përcjellë realitetin e vështirë të qytetarëve shqiptarë për shkak të, siç u shpreh, “konjukturave të George Sorosit”.
Ambasadori i BE-së mjafton t’i thotë zonjës Von der Leyen që gjithë verës nuk ka patur ujë në kryeqytetin europian, që në mes ka një lumë fekalesh,” tha Noka.

 

 

Të fundit